Ymeri: Botuesit të paqartë për aplikimin e ndryshimeve të TVSH-së

schedule17:45 - 14 Janar, 2019

schedule 17:45 - 14 Janar, 2019

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, thotë se botimet e reja janë të bllokuara, pasi mungon udhëzimi nga Ministria e Financave, për reflektimin e ndryshimeve fiskale. Me ndryshimet në fund të vitit 2018, taksa për librin, nga 20% është ulur në 12%.

Pas ndryshimeve të TVSH për librin nga 20 përqind në 12 përqind në fund të vitit 2018. Botuesve sipas Kryetarit të Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, u mungon udhëzimi  për aplikimin e taksës.

“Kemi pasur një TVSH normale 20 në blerje 0 në shitje, punuam e bashkërenduam punën me Ministrinë e Kulturës dhe kërkuam një TVSH zero edhe 6 ishte e lartë. Kemi thënë të bëhet 4 u bë 6. Tani na del një situatë anormale, nuk kemi interpretim nga Ministria e Financave dhe nuk dimë si do aplikohet, ne kërkojmë që të bëhet në këtë mënyrë 6 % në blerje 6% në shitje”.

Ymeri thotë se mungesa e një udhëzimi, ka bërë që të bllokohen botimet për vitin 2019.

”Nuk mund të marrim libra në shtypshkronjë se nuk dimë si do faturohen, do faturohet me 20% apo 6%, apo furnizimet e librarive se edhe ato janë të paqarta, libraritë, botuesit, distributorët nuk e dinë sesi po funksionon ky sistem i ri. Është mirë nëse do jetë 6 me 6, nëse do jetë 20 me 6 është shumë e keqe”.

Aktualisht nëpër librari shiten vetëm botime të vitit 2018  dhe më herët. /abcnews.al