Astrit Patozi beson se përballja Basha-Berisha nuk do të përfundojë në gjykatë, ndonëse aludohet gjerësisht se është hallka e fundit.
I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Patozi tha se Berisha nuk do të pranojë ta çojë çështjen në gjykatë, kur Basha nuk do t’i njohë vendimin, pasi ish-kryeministri nuk beson në drejtësinë, që ai e quan të kapur.
“Jemi në fazën që të dy palët kanë pretendime të ndryshme. Të merremi pse kemi mbërritur në këtë pikë. Pse PD është në këtë situatë që është çarë në dy pjesë. Nuk do të shkojë në gjykatë sepse pala që duhet ta çojë në gjykatë është ‘Foltorja’. Dhe ‘Foltorja’ nuk do ta çojë në gjykatë për shkak edhe të mosbesimit që ka ndaj drejtësisë. Kryetari legjitim është Lulzim Basha, këtë e pranojmë të gjithë të paktën deri në datë 11. Sali Berisha nuk do ta çojë çështjen në gjykatë,” u shpreh Patozi.
“Unë mendoj se përveç rrugëve ushtarake nuk ka rrugë tjetër,” shtoi ai. g.v/abcnews.al