Alexis Sanchez dhe Inter mesa duket nuk do vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku. E ardhmja e sulmuesit Sanchesz është në pikëpyetje dhe me shumë gjasa 32-vjeçari do të largohet nga “zikaltërtit” gjatë merkatës së janarit.
Sulmuesi latin nuk po luan rregullisht me Interin dhe nuk preferohet shumë nga trajneri Simone Inzaghi.
Trajneri i Interit i ka dhënë mundësinë sulmuesit Kilian në 7 herë por pa arritur të lërë gjurmë në minutat e dhënë.
Gjithsesi për Sanchez ka interesime nga skuadrat spanjolle dhe është pikërisht Ateltico Madrid që kërkon shërbimet e një sulmuesi me eksperiencë dhe Simeone mund të japë OK për kilianin.
Edhe Barcelona e Xavi Hernandez e pëlqen 32-vjeçarin dhe iu ka kërkuar drejtuesve ta përfshijnë në listën e merkatos edhe sulmuesin e Interit.
Nëse gjithçka është OK tek Barcelona, për sulmuesin 32-vjeçar do të ishte një rikthim ne “Camp Nou”, sepse ka qenë pjesë e blaugranave në vitin 2011-2014. /f.a/abcnews.al