Travis Scott është përballur me akuza pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në festivalin Astroworld pasi humbën jetën tetë persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Pavarësisht situatës kaotike që u krijua, u përfol se reperi ndaloi së performuari rreth 40 minuta më vonë.
Por avokati i Scott tha se reperi e ndërpreu performancën kur vuri re fansat në telashe dhe mbante një kufje gjatë koncertit, duke bërë që të mos kuptonte se çfarë po ndodhte. Mirëpo, nga pamjet e reja që janë publikuar së fundmi, Scott duket se e kishte ndërprerë performancën për të ndihmuar një fans.
Në video, reperi shihet duke kënduar përpara se të ndërpresë papritmas muzikën për të thirrur sigurinë. “Kemi nevojë që të na ndihmojë dikush, dikush ka vdekur këtu”, thotë muzikanti. “Mbahuni, mos i prekni, mos i prekni”, vazhdoi ai. /abcnews.al