Kur na ndajnë pak më shumë se dy javë nga shpallja e fituesit të “Topit të Artë”, nuk mund të mungojnë edhe mendimet e ndryshme se kush mund të jetë fituesi i këtij çmimi individual këtë herë.
Ish-drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka folur se kush mund të jetë fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit.
Ish-drejtori shpreson që ta fitojë, sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, por ai thekson se Polonia e penalizon atë sepse me kombëtaren polake nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe ndërkombëtar.
“Shpresoj që Lewandowski ta fitojë ‘Topin e Artë’, por për fat të keq te Polonia nuk ka cilësinë e nevojshme për ta fituar këtë trofe, dhe me kombëtaren nuk ka fituar trofe ndërkombëtar që mund ta ndihmonin atë në këtë garë. Lionel Messi ka shumë shanse”, deklaroi Rummenigge. /f.a/abcnews.al