Chelsea nuk po gjen “karar” me mbrojtësit, Christensen bën kërkesën e çuditshme

schedule13:17 - 11 Nëntor, 2021

schedule 13:17 - 11 Nëntor, 2021

Chelsea ka një problem me Christensen. Qendërmbrojtësi danez kishte arritur një marrëveshje me klubin londinez për të rinovuar edhe për pesë vite të tjera , por tani agjenti i lojtarit ka komunikuar se ata duan ta ulin marrëveshjen në vetëm tre vjet, sipas The Telegraph .

Në entitetin ‘blu’ kjo nuk i ka shkuar mirë dhe kanë paralizuar plotësisht negociatat , të cilat tashmë janë në ngërç.

Danezi, ashtu si Rüdiger, përfundon kontratën e tij në qershor dhe largimi i tij mund të shkaktojë një problem në prapavijën e Chelsea. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!