Juventus mund t’i “rrëmbejë” Milanit kapitenin e skuadrës

schedule12:50 - 11 Nëntor, 2021

schedule 12:50 - 11 Nëntor, 2021

Nga skuadra e Juventusit janë larguar lojtarë si Merih Demiral dhe Cristian Romeo. Në Torino po i kushtojnë një vëmendje të veçantë  rindërtimit të repartit të mbrojtjes, dhe lojtari i preferuar është pikërisht në Seria A.

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, po shikohet me interes nga drejtuesit e “bardh e zinjve”, i cili nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me “kuqezinjtë” për të rinovuar kontratën.

Dëshira e mbrojtësit është të vazhdojë të jetë lider i skuadrës së Milanit, por paga e lojtarit po krijon problem për rinovimin.

Aktualisht Romagnoli fiton 5.5 milion euro në sezon, ku drejtuesit e Milan i ofrojnë lojtarit ulje të pagës, ndërsa nga ana tjetër vetë mbrojtësi kërkon rritje page.

Një situatë që mund të shikojë Juventusin fitimtarë, i cili mund të përfshihet në këtë ‘operacion” për të bindur lojtarin të transferohet në Torinë. /f.a/abcnews.al