Real Madrid është i vendosur t’i shkojë deri në fund dëshirës për të sjellë Kylian Mbappe në Madrid.
Pas refuzimit nga ana e PSG në merkaton e verës shifrën prej 180 milion eurosh për yllin francez, “los blankos” nuk njohin “dorëzimin”.
Sipas “Marca” drejtuesit e Realit po synojnë që ta sjellin Mbappenë në Madrid për ta bërë bashkë me Vinicius Junior, që shikohet si e ardhmja e futbollit.
“Los Blankos” janë gati t’i bëjnë një ofertë të re PSG për sulmuesin francez, që në merkaton e janarit, por nëse as këtë herë nuk arrihet synimi, atëherë Reali ka gati planin B, ta transferojë Mbappenë si lojtarë të lirë në merkaton e verës, duke marrë parasysh se edhe lojtar e dëshiron diçka të tillë. /f.a/abcnews.al