“Bëhu gati, lufta filloi”, bisedat shokuese në bandën e të miturve: Më duhet një dorezë hekuri

schedule08:42 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:42 - 11 Nëntor, 2021

Tre ditë më parë policia greke goditi në Athinë një bandë të përbërë nga disa të mitur të quajtur “Familja e Huliganëve Kolonos”. Tre të mitur, një 15-vjeçar rumun, një 17-vjeçar shqiptar dhe një 16-vjeçar grek, u arrestuan si pjesë e një operacioni të koordinuar nga ana e punonjësve të policisë.

Mediat greke shkruajnë se në krye të bandës si drejtues dhe organizator i sulmeve, ishte 17-vjeçari shqiptar. Sot janë zbardhur detaje të reja. Fëmijët nga mosha 14 vjeç merrnin pjesë në përleshje të përgjakshme, vjedhje dhe grabitje, ndërsa aksionet i regjistronin. Hetuesit kanë zbardhur bisedat e tyre, dialogë tronditës.

“Ju po dëgjoni”
“Bëhu gati. Lufta fillon”
“Shihni çfarë do të bëj me ta sapo t’i kap”

Në një grup tjetër, njëri prej anëtarëve kërkon një dorezë hekuri.

“Ku mund të gjej një grusht hekuri? Ti e di”
“Unë kam”
“Unë dua patjetër një”
“Po”

Madje, ata nuk kanë ngurruar të flasin me “krenari” për “arritjet” e tyre.

“Epo me një nokaut të tillë e hodhe”
“Hahaha”
“Ajo do të ketë frikë të shkojë për një shëtitje”
“Edhe balerina troket”

Kur goditën me thikë një 16-vjeçar në Athinë, anëtarët e bandës u trembën për atë që do i priste.

“Policët do të shpërthejnë nga nesër”

Njëri prej anëtarëve u bëri thirrje të tjerëve që të fshijnë bisedat që kanë në celular, videot dhe fotot. Hetimet vijojnë pasi ka edhe të mitur të tjerë që kanë marrë pjesë në bandë.

/ Abcnews.al