EMRAT/ Aksident te “21 Dhjetori”, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

schedule07:17 - 11 Nëntor, 2021

schedule 07:17 - 11 Nëntor, 2021

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Për pasojë ka ndërruar jetë njëri nga shoferët i identifikuar si Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo, 69 vjeç.

Drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është Emirjan Doko. Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al