Kanë rinisur sërish mëngjesin e sotëm reshjet e borës në Dibër. Situata vazhdon të jetë problematike për më shumë se 60 fshatra ku ende nuk janë hapur rrugët. Që prej 5 ditësh, ata komunikojnë me qytetin apo me rrugët nacionale vetëm me rrugë këmbësore. Kanë nisur të shfaqen problemet e para pasi dyqanet janë boshatisur.
Disa blegtorë kanë kërkuar ndihmë për hapjen e rrugëve për shkak se nuk çojnë dot ushqimin për bagëtinë. Një i sëmurë që është transportuar për më shumë se 2 orë nga Zall Dardha në krahë nuk ka mundur të shpëtojë. Rrugët nacionale kalohen pa probleme me zinxhirë./abcnews.al