Rikthehet panairi i librit në Pallatin e Kongreseve me masa të rrepta anti-Covid

schedule15:12 - 10 Nëntor, 2021

schedule 15:12 - 10 Nëntor, 2021

Nën moton “Ne u rikthyem, frymëmarrje” do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve edicionin e 24-të, i panairit të librit.  Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri thekson se krahas përgatitjes për titujt e rinj  një vëmendje të veçantë i është dedikuar masave anti-covid.

Punonjësit e librit e kanë të detyrueshëm paraqitjen e kartelës së vaksinimit  ose testin anti-covid, ndërsa lexuesit duhet të mbajnë maskën  dhe të respektojnë distancimin fizik. Për të shmangur rrezikun e infektimit, janë ngushtuar ekspozitorët duke zgjeruar korridoret për vizitorët.

Festa më e madhe e librit është përqafuar nga 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëkombëtare. Ku një vëmendje e veçantë i është dedikuar titujve të rinj dhe një sërë aktivitetesh për problematikat e librit, pa harruar zbritjen e çmimeve deri ne 50 përqind  thekson Ymeri.

Panairi do të mbahet nga data 17- deri më 21 nëntor ku nuk do të mungojnë edhe çmimet e përvitshme,  për  autorin më të mirë, përkthyesin dhe studiuesi më të mirë të vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!