Zyrtari i energjisë në Shkup: Rritja e konsumit vjen edhe për shkak të prodhimit të “Bitcoin”

schedule14:03 - 10 Nëntor, 2021

schedule 14:03 - 10 Nëntor, 2021

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoni, Marko Bislimovski u shpreh se rritja e shpenzimit të rrymës elektrike vjen edhe për shkak të prodhimit të “Bitcoin”-it.

“Posaçërisht në pjesët e Shkupit. Krahas kësaj, kemi edhe vjedhje të rrymës elektrike. Nga të dhënat që ne po disponojmë, kemi kapur disa amvisëri të cilët ilegalisht prodhojnë “Bitcoin” dhe kyçen në ndriçimin publik”, tha Bislimovski.

Sipas tij, secila amvisëri është e kufizuar të merr energji elektrike deri në një sasi të caktuar.

“Siguresat lejojnë një sasi të caktuar të merret nga sistemi. Ata i heqin dhe nuk e kuptojnë se kjo është problem. Instalimi mund të digjet dhe të shkaktojë zjarr. Nëse bëhet ligjërisht dhe paraqitet, nuk do të kishte problem.

Kyçja ilegale mund të prekë ata që paguajnë dhe nuk keqpërdorin”, tha mes tjerash Bislimovski, shkruan Ina Online.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!