Milan shkëlqen në Kupë dhe synon të munde Juven në Superkupë

schedule16:24 - 13 Janar, 2019

schedule 16:24 - 13 Janar, 2019

Milani e nisi me sukses vitin 2018, duke u kualifikuar në Kupën e Italisë, por ka problem për një sulmues. Gonzalo Higuain është në prag të largimit për tek Çelsi.

Detyra e shtëpisë në Kupë u krye. Milani kaloi në fushën e Sampdorias dhe u kualifikua në çerekfinale, ndonëse iu desh koha shtesë, ndërsa e ardhmja nuk duhet shumë e qartë.

Edhe në Gjenovë nuk është se shkëlqeu Gonzalo Higuain, i paracaktuari si sulmuesi kryesor, por Patrik Kutrone.

Sulmuesi i ri hyri në fushë vetëm në minutën e 90-të, dhe shënoi dy golat vendimtarë në kohën shtesë.

Çfarë do të ndodhë, ndërkaq, me Higuainin, lojtarin e dytë më të paguar në Serinë A me 9.5 milionë euro në sezon, dhe më të paguarin e Milanit?

Ai është I huazuar nga Juventusi, por duket se nuk e pëlqen këtë gjendje.

Trajneri Xhenaro Gatuzo, e thotë qartë për “La Gazeta delo Sportin”, se nuk mund të japë garanci për argjentinasin.

Vetë Higuain, sipas mediave britanike, ka kërkuar largimin për tek Çelsi, dhe Gatuzo pohon se kur një lojtar vendos për diçka, nuk është e lehtë t’i kthehet mendja.

Alternativa kryesore për Milanin është sulmuesi i Xhenoas, Kristof Piontek, shënuesi I dytë më I mirë në Serinë A, me një gol më pak se Kristiano Ronaldo.

E pohon edhe “La Gazeta delo Sport”, që komenton edhe ndeshjen: Kutrone bën Milanin të fluturojë! Kupa e Italisë, kuqezinjtë në çerekfinale!

Higuain tek Çelsi? E ardhmja është Piontek, më shumë se Morata!

Gjithsesi, Milani duhet të nxitojë dhe të bëjë një sakrificë financiare, pasi për polakun ka një derbi “El Klasiko” mes Realit dhe Barcelonës.

Milani ndërkaq, udhëtoi për në Xheda të Arabisë Saudite ku do të luajë finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit.

Ambiciet janë të mëdha, por vështirësia duket edhe më e madhe.

Juventusi, ashtu si Milani, u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores 2-0 në fushën e Bolonjës, madje duke e pasur Kristiano Ronaldon në stol.

Mjaftuan Bernardeski dhe Kin për suksesin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!