Ra në koma pas ngjarjes tragjike, prindërit e 9-vjeçarit padisin Travis Scott

schedule07:28 - 10 Nëntor, 2021

schedule 07:28 - 10 Nëntor, 2021

Travis Scott është paditur nga prindërit e një djali 9-vjeçar i cili ndodhet në koma pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në festivalin Astroworld në Hjuston. Djali pësoi lëndime të rënda gjatë performancës së reperit amerikan ku mbetën të vdekur 8 persona dhe shumë të plagosur.

Në padi, thuhet se reperi ka neglizhuar një numër të madh aspektesh, duke përfshirë kontrollin e turmës dhe dështimin për të ofruar kujdesin e duhur mjekësor. Reperi gjithashtu akuzohet se nuk ka ndaluar performancën deri në 40 minuta pas ngjarjes tragjike.

Ezra Blount, 9 vjeç, ishte në shpatullën e babait të tij në ngjarje përpara se të rrëzohej gjatë përplasjes, sipas NBC News. Scott, i cili tha se ishte “i shkatërruar” nga ngjarjet, njoftoi se do të mbulonte të gjitha shpenzimet e funeralit dhe do të ofronte ndihmë për të prekurit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!