A rrezikohet lufta në Ballkan? Bytyçi: Serbia po bën presion, Vuçiç luan si Millosheviçi

schedule21:23 - 9 Nëntor, 2021

schedule 21:23 - 9 Nëntor, 2021

Ndërkohë që situata në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë ka shqetësuar ndërkombëtarët, për studiuesin Enver Bytyçi, gjithçka ndodh në kaudër të presionit që Serbia do të ushtrojë.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, studiuesi tha se Serbia po ndjek dy strategji, ajo e presionit ndaj ndërkombëtarëve për të përfituar si dhe për të ndikuar tek “Open Balkan”.

“Besoj se Serbia ndjek dy strategji, njëra tensioni i situatave por qëllimi është që të përfitojë në tavolinë e bisedimeve. Par të bëjë presione që bashkësia ndërkombëtare të bashkohet me zgjidhje që shkojnë në tentativat e Beogradit. Në këtë kuptim them që ajo çfarë ndodh është thjeshtë presion. Është vështirë që shtetet e njohura ndërkombëtarisht të shpërbëhen. Pra është thjeshtë një presion.

Së dyti është edhe një presion që evropianët të përkrahin iniciativën e Open Ballkan. Të dyja këto çështje, Kosova dhe Open Balkan janë interesa strategjikë të Serbisë. Vuçiç i mbron këto dy interesa me të dy mjetet,” tha ai.

Bytyçi shton më tej se Vuçiç ndodhet në pozita të pafavorshme në politikën e brendshme dhe s epo luan lojën e Sllobodan Millosheviç.

“Ka edhe një lojë tjetër. Vucic ndodhet në pozita të vështira në politikën e brendshme. Duket qartë se Vuçiç është në një presion të brendshëm. Vuçiç po luan në të njëjtën mënyrë si edhe Sllobodan Milosheviç, por nuk e ka fuqinë e tij,” tha Bytyçi.

Shqetësimi për situatën erdhi pas deklaratave të udhëheqësit serb, Millorad Dodik, në Bosnjë-Hercegovinë, i cili ka kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpska, entitet i banuar me shumicë serbe,  nga pjesa tjetër e Bosnjës. g.v/abcnews.al