Rasti i parë i nekrozës së testikujve nga pickimi i kobrës u raportua nga dy mjekë nga Holanda në një raport zyrtar, i cili u publikua në revistën Science Direct. Ai është një burrë që kishte nevojë për një operacion pasi u pickua nga një kobër ndërsa ishte në tualet gjatë një safari në Afrikën e Jugut.
Sipas Dailymail, 47-vjeçari holandez shkoi të përdorte tualetin teksa vizitonte një rezervat natyror në vend. Më pas një kobër jashtëzakonisht helmuese që ishte fshehur e kafshoi burrin në organet gjenitale.
Burri duhej të priste tre orë për transportin e tij urgjent me helikopter në spitalin më të afërt, i cili ishte pothuajse 350 kilometra (220 milje) larg. Më pas ai ndjeu një djegie të fortë në organet gjenitale, e cila filloi të fryhej dhe të bëhej ngjyrë vjollcë. Këto janë simptoma të nekrozës së skrotumit ose “sarkofagut”.
Ai u shtrua në spital për 9 ditë gjithsej dhe më në fund mjekët i hoqën indet nga zona gjenitale. Pacienti iu nënshtrua sërish të njëjtës procedurë në një spital tjetër, këtë herë në Holandë.
Dy mjekët nga Holanda u bëjnë thirrje atyre që vizitojnë zonat me shumë gjarpërinj, kur shkojnë në tualet, të trokasin gjithmonë në sternë para se të ulen./abcnews.al