Hyn në fuqi marrëveshja mes Greqisë dhe Italisë për kufijtë detarë

schedule15:16 - 9 Nëntor, 2021

schedule 15:16 - 9 Nëntor, 2021

Ministri i jashtëm italian Di Maion e cilësoi hyrjen në fuqi të këtij ligji si një ngjarje shumë domethënëse për bashkëpunimin në Mesdhe. Marrëveshja mes Italisë dhe Greqisë për kufijtë detarë mes vendeve ka hyrë në fuqi. Ministri i jashtëm italian dhe homologu i tij grek Dendias firmosën marrëveshjen në Romë. Ministri grek nuk humbi rast për të kritikuar sërish Turqinë e cila sipas tij kërcënon Greqinë.

Bashkëpunim ekonomik, emigracioni, plani i rimëkëmbjes por sidomos kufijtë detarë. Janë këto disa nga temat të diskutuara në Farnezinë nga ministri i jashtëm italian Luixhi di Maio, dhe homologu i tij grek Nikos Dendias.

Gjatë takimit dy palësh ministrat konfirmuan shkëmbimin e mjeteve të ratifikimit të marrëveshjes për kufirin në zonat detare respektive. Duke shënuar në këtë mënyrë hyrjen në fuqi të marrëveshjes në plan ndërkombëtar. Një marrëveshje kjo e firmosur në qershor të 2020-ës, në gjurmët e asaj të 1977-ës, që erdhi pas marrëveshjes mes Turqisë dhe Libisë, e cila përfshinte përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike pranë ujërave të Kretës të cilat pretendohen nga Athina.
Marrëveshja mes Ankarasë dhe Tripolit u cilësua nga Athina si një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare.

Ende sot, ministri i jashtëm grek i qëndron këtij mendimi. Ai u shpreh se për fat të keq Turqia vijon të veprojë në mënyrë të paligjshme dhe se Ankara zgjedh të injorojë principet thelbësore të së drejtës ndërkombëtare duke kërcënuar Greqinë. Ministri i jashtëm italian Di Maio e cilësoi hyrjen në fuqi të kërij ligji si nëj ngjarje shumë domethënëse për bashkëpunimin në Mesdhe. Të dy theksuan rëndësinë e procesit politik në Libi dhe domosdoshmërinë e tërheqjes së menjëhershme të trupave ushtarake të huaja nga vendi./abcnews.al