Krifca: Janë rritur eksportet në 9 mujorin e fundit, regjistri i fermave mbyllet në 2022

schedule10:27 - 9 Nëntor, 2021

schedule 10:27 - 9 Nëntor, 2021

Eksportet janë rritur në 9 mujorin e fundit në vendin tonë. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se kemi një rritje me 14.6% vetëm në 9 mujorin e fundit, kurse çdo vit sipas saj është rritur me nga 10%.

“Eksportet janë rritur me 14.6% vetëm në 9 mujorin e fundit dhe kemi një rritje me nga 10% çdo vit kështuqë shifrat janë optimiste ndaj dhe financimi duhet të shkojë aty”, tha ministrja

Ministrja foli edhe për regjistrin e fermerëve dhe për pikat e grumbullimit. Krifca ka bërë të ditur se regjistri i fermave do të jetë një kapitull i mbyllur brenda vitit 2022.

“Kam nxjerr një urdhër në 11 tetor për të inventarizuar, kemi miratuar një metodologji, për të ndërtuar regjistrin e fermës. Pjesën tjetër e kemi buxhetuar me buxhetin e vitit 2022. Me shumë entuziazëm ju them se regjistri i fermës do jetë kapitull i mbyllur brenda vitit 2022. E kemi detyrim ndaj Komisionit Europian për akreditimin e programit I part 3 që e kemi detyrim në fillim të vitit që vjen. Jo vetëm për këtë. E kemi detyrim edhe në politikë bërje dhe qasjes që duam ne si Ministri, në mënyrë që të dimë kujt t’i adresohemi kur ndërtojmë politikat tona. Ka filluar puna”, tha ajo.

Po ndërtohet infrastruktura e nevojshme për të ndërtuar regjistrin e fermës. Me shumë entuziazëm dhe me shumë kënaqësi ju them se regjistri i fermës do jetë kapitull i mbyllur brenda viti 2022. E kemi detyrim ndaj politikëbërjes dhe qasjes që duan në politikëbërje. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e këtij regjistri dhe ka filluar puna në këtë drejtim.

Sa i takon gjetjes së tregjeve, kam vënë re se ne nuk jemi një problem me produktin shqiptar, ai është cilësor.  Fermerët produktoin e punojnë e rrisin në sera dhe e eksportojnë krudo. Ne kemi mbi 250 pika grumbullimi të shtrira në të gjithë vendin me kapacitete ftohëse e ruajtëse, dhe përmasat duhen shtuar në mënyrë që këtë produktim të mos e çojmë direkt jashtë por ta riuajmë e ta shesim kur të mos ketë në tregjet e huaja , shtoi ministrja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!