Kombëtarja e Francës nuk do të ketë shërbimet e lojtarit Poul Pogba, për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.
Dëmtimi që lojtari i Manchester United ka, nuk e lejon atë të vazhdojë të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares franceze.
Në këtë kushte, Pogba është larguar menjëherë nga grumbullimi i “gjelave”, për të vazhduar fazën e rikuperimit në kofshën e dëmtuar.
Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps e ka zëvendësuar menjëherë, duke mos humbur shumë kohë, tekniku ka marrë nën urdhërat e tij mesfushorin e Romës, Jordan Veretout.
Një fitore ndaj Kazakistanit më 13 nëntor do i siguronte Francës kualifikimin direkt në Botëror. /f.a/abcnews.al