Mbrëmjen e djeshme gjatë derbit të Milanos, Interi pati tre zëvendësime të detyrueshme.
Dzeko, Bastoni dhe Barella u larguan nga fusha me shqetësime dhe kjo gjë ka trembur klubin zikaltër.
Për Dzekon u bënë disa ekzaminime dhe rezultoi se boshnjaku ka një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë. Numri 9-të i Inter-it do t’i nënshtrohet një terapie për të dalë sa më shpejtë nga ky problem. Për Bastonin nuk ka asgjë serioze. Mbrojtësi kishte vetëm një lodhje muskulare dhe asgjë për shqetësim.
Ndërsa Barella kishte një ngerç muskular por dhe për të asgjë serioze. Këta dy të fundit janë thirrur nga Mancini për ndeshjet e kombëtares dhe po kryejnë një stërvitje të veçuar./h.ll/abcnews.al