Ndërkohë që në Partinë Demokratike duket se është prekur fundi, ish-ministri i qeverisë Berisha, Gazmend Oketa flet për situatë edhe më alarmante në kampin tjetër politik.
Në studion e Radar Informativ, me Jonida Shehun, Oketa tha se situata në Partinë Socialiste është më alarmante, ndonëse duket si normale. Sipas tij, mjafton të shihet se si po trajtohet kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ish-ministri thotë se të paktën në PD, pavarësisht se si mund të shkojë situata po ndodh debat.
Lexo edhe: Situata në PD, Oketa: Ata që po mbështesin sot Berishën, kanë mbrojtur Bashën
“E mira është që fakti që megjithë anët negative në impaktin që mund të japë kjo përplasje, me gjithë realitetin që ka përçarje në strukturat e partisë, tek e fundit është diçka që po ndodh dhe të gjithë jemi me dyshimet dhe pikëpyetjet tona se çfarë do të prodhojë në fund fare kjo lëvizje.
Në një situatë të tillë ndodhet e gjithë situata politike shqiptare. E njëjta situatë është dhe tek PS. Të paktën këtu ka filluar të ketë debat, por tek e fundit edhe vetë anëtarët e PD kanë një shans tjetër që të fillojnë të marrin përgjegjësi.
Në PD ka tym, atje jo. Edhe aty kemi një situatë ku pothuaj të gjithë përfaqësuesit janë…mjafton të shikosh si trajtohet kryetari i bashkisë së Vlorës,” deklaroi Oketa. g.v/abcnews.al