Brdaric: Na mungoi fati kundër Egnatias. Latifi? Bota nuk rrotullohet rreth tij, duhet të pranoje vendimet

schedule16:22 - 8 Nëntor, 2021

schedule 16:22 - 8 Nëntor, 2021

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian. Një rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të shkodranëve Thomas Brdaric.

Pas ndeshjes për “Supersport”, trajneri Brdaric shprehet se në këtë sfidë kishte një mungesë fati në favor të skuadrës së tij.

“Duhet të punojmë. Duhet të jemi më të qetë në zonën e rreptësisë, të kemi më shumë vetëbesim përpara portës. Duhet të punojmë në këtë gjë, sepse diferenca mund të rritet dhe ekipet që janë në krye mund të ikin.

Ne besojmë në mënyrën tonë se si filluam. Nëse do të punosh në nivele të larta, atëherë duhen edhe kushte të mira. Gjatë javës ne nuk kemi ditur se ku dhe si do të stërvitemi.

Duhet të jemi më seriozë me klubin, duhet të stërvitemi mirë, të kemi kushtet tona dhe pastaj të përgatitemi për rezultate. Ndoshta ka qenë edhe mungesë fati, pasi krijuam disa raste dhe nuk shënuam.

Kjo ka të bëjë edhe me stërvitjen që bëjmë gjatë javës. Nëse nuk stërvitemi mirë, kjo pasqyrohet edhe në fushë”, deklaroi Brdaric.

Tekniku i shkodranëve nuk kurseu edhe “kritikat” kundrejt Latifit i cili nuk e priti mirë zëvendësimin.

Mendoj se bota nuk rrotullohet rreth Latifit, ai duhet të pranojë vendimet e trajnerit. Me të vërtetë që nuk di çfarë të them.

Sigurisht që të gjithë duan të luajnë 90 minuta. Ne analizojmë dhe flasim me lojtarët. Nëse ata nuk pranojnë vendimet, kjo ndikon në ekip dhe atmosferën e ekipit.

Në dy ndeshjet e fundit nuk kishim rezultate të mira në Superligë. Duhet të jemi të qetë dhe të kthjellët në mendje deri në fund. Çdokush duhet të jetë i qetë dhe i durueshëm me sjelljet e tij.

Sezoni është i gjatë, duhet të jemi më të qetë. 9 pikë më pak se sezonin e kaluar? E thjeshtë për ta thënë që kemi më shumë kualitet, por lojtarët duhet ta tregojnë në fushë se kemi më shumë kualitet në fushë.

Sezonin e kaluar kishim më shumë kohë për të ndërtuar ekipin dhe për t’u përgatitur. Ne besojmë se punojmë me shumë përqendrim, duhet të jemi më të duruar, por kemi besim se rezultatet do të vijnë me kalimin e kohës”, përfundoi 46-vjeçari. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!