Austria merr masa më të ashpra për të pavaksinuarit

schedule15:54 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:54 - 8 Nëntor, 2021

Austria ka vendosur masa më të ashpra për personat e pavaksinuar, duke i kufizuar në këtë mënyrë hyrjen në restorante dhe bare. Vendi ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Europën Perëndimore, me vetëm 63% që janë vaksinuar plotësisht.

Ndërkohë, qeveria austriake ka hequr kufizimet e udhëtimit në rajonet me norma të ulëta vaksinimi dhe shkallë më të lartë të të infektuarve. I ashtuquajturi “bllokim për të pavaksinuarit” do të zgjasë të paktën deri në natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sipas qeverisë austriake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!