Kriza për qeverinë në Shkup, Thaçi në “ABC”: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare

schedule11:39 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:39 - 8 Nëntor, 2021

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski u shpreh se kemi shumicën parlamentare. Por cfarë po ndodh në Shkup? Për të folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, gazetarja Juli Xhokaxhi zhvilloi një intervistë me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai u shpreh se është i sigurt që pavarësisht se cfarë deklaron opozita, qeverinë do ta drejtojë sërish Zoran Zaev. Thaçi kritikoi ashpër partitë shqiptare që i janë bashkuar opozitës maqedonase.

A është Maqedonia e Veriut në krizë?

Në një kohë të gjatë sidomos në 30 vitet e fundit, Maqedonia vijon që të mbesë eksperimenti i përplasjes mes SHBA dhe Rusisë dhe herë pas herë edhe Kinës dhe të tjerëve. Situata në Bosnje dhe Mal të Zi, pritej që të destabilizohej edhe në Maqedoni. Unë jam optimist, nuk mendoj se do të ketë ndryshim të qeverisjes, teatër i radhës i opozitës maqedonase me eksperimentin e majtë me dy deputetë dhe prej disa partive të vogla të shqiptarëve që u paraqitën në skenën politike para 5-6 viteve. Mendoj se kjo situatë do të zhvillohet në atë mënyrë, që edhe po të ketë parashtrim të opozitës për shkarkimin e qeverisë. Edhe ata (Mickoski) kanë pranuar se nuk kanë 61 deputetë. Por edhe nëse kryeministri jep dorëheqjen, mandatari do të jetë i kësaj shumice. Nuk është e lehtë. Partitë shqiptare që janë futur në këtë lojë të keqe, të një skenari rus, shpejt do të tërhiqen.

Pse do i interesonte Serbisë të trazonte ujërat në Maqedoni kur duket se Vuçiç dhe Zaev e kanë gjetur gjuhën?

Serbët tjetër flasin dhe tjetër bëjnë dhe kjo është e njohur me shekuj dhe po ashtu edhe Vucic. Ata janë pas qeverisjes së Malit të Zi, iniciuesit e destabizlizuesit të Bosnjës dhe me Maqedoninë të tregojnë forcën për të kushtëzuar SHBA-në dhe BE. Edhe vetë kryeministri i dorëhequr e përmendi se përveç lojërave politike në zgjedhje ka pasur edhe financime drejtpërdrejta që kanë ardhur prej jashtë për të destabilizuar skenën politike. Pse është aq e rëndësishme Maqedonia? Është i vetmi shtet që nuk ka kufij etnikë. Sllavët për dallim nga shqiptarët, identitetin e lidhin me territorin, kurse ne me gjuhën, kulturën. Por me ndihmën e aleatëve perëndimore do të jetë një tronditje e radhës, por kursi i qeverisjes do të jetë ai perëndimor.

Zaev e ka deklaruar dorëheqjen…

Motivet e këtyre që ngritën mocionin nuk janë të njëjta, secili ka motivin e vet. Opozita ka fituar zgjedhjet dhe duan sa më shpejt të shkojnë në zgjedhje duke menduar se e kanë të garantuar fitoren. Ata nuk duan të marrin drejtimin e qeverisë në këto momente të vështira. Opozita shqiptare që i ka humbur zgjedhjet duan në qeverisje që të rikuperojnë veten. Ndërsa një parti, që është pjesë e qeverisjes ‘BESA’ duan të përforcojnë pozitat. Ka mundësi që kryeministri Zaev të jetë drejtuesi i qeverisë, pse mendoj unë kështu? Kapacitetet e koalicionit të Zaev, i mundojnë atij më shpejt prej të gjithëve të sigurojë numrin 61 për qeverisjen e ardhshme.

Çfarë ndodh tani me dorëheqjen, kalohet në zgjedhje të parakohshme apo mandatohet dikush tjetër?

Mandatohet ai që ka më shumë numër të deputetëve. Gjasat për 99% i ka zoti Zaev, nëse kemi krizë dhe asnjë nuk mund të bëjë qeverisje, atëherë brenda 45 ditëve do të kemi zgjedhje të parakohshme. Gjasat janë që të jetë në qeverisje sërish Zaev, kapacitetet e tij për koalicion janë më të mëdha.

Cfarë kuptimi ka që Zaev deklaroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe LSDM-së nëse rikthehet sërish dhe diçka tjetër, në gjykimin tuaj u dorëhoq me vullnet të plotë?

Mendoj se ishte një ngutje emocionale e kryeministrit. Normalisht si të gjithë ne, që jemi të zhgënjyer me ngecjen e procesit të integrimit. Unë mendoj se nuk ka vdekje biologjike kur tërhiqeni në politikë. Partitë politike kanë të drejtën të mbështesin një mandatar dhe vlerësimi im është që ai që me më shumë lehtësi të krijojë numrat është Zaev. Partnerët e koalicionit, por besoj shumë nga informatat që kam, ndërkombëtarët nuk janë dakord që ky proces të ndërpritet këtu. Besoj se prapë ai është personi, por mund të ketë edhe ndonjë njeri tjetër, por prapë mendoj se Zaev e ka potencialin e koalicionimit shumë më të madh e dikush tjetër.

Ali Ahmeti tha se partitë që i janë bashkuar opozitës maqedonase janë anti-shqiptare, gjykoni edhe ju kështu?

Partitë shqiptare që tash e mbështetën, nuk është shumë problem lideri i opozitës maqedonase sepse është përmirësuar shumë për marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës, por problemi më i madh është një partner i ri i koalicioni, një parti fashiste, që kërkon të abrogohet pavarësia e Kosovës, marrëveshja e Ohrit dhe Prespës. Këta parti shqiptare në zgjedhjet e ardhshme do të zhbien nga skena politike. Partitë opozitare shqiptare pësuan fiasko në këto zgjedhje. Kjo që ndodhi është e trishtuese, të gjenden disa parti shqiptare që mohojnë pavarësinë e Kosovës dhe kanë kërkuar kur të vijnë do të ndërpresin xhamitë. Dy forca shqiptare kanë keqpërdorur besimin islam për të marrë vota. Unë mendoj se kjo do të shkojë në fiasko. PDSH dhe BDI duan një kosistencë për të përshpejtuar integrimin.

Faktori shqiptar përse nuk arrin asnjëherë që të jetë bashkë, si ka mundësi?

Kjo është shumë mirë që nuk jemi bashkë, pasi po të jemi bashkë do të ishim turmë. Ne kemi përcaktime, jemi komb politik. Ne kemi vështirësi. Rusia dhe të tjerët, ambient pozitiv për kultivim të bakterive poltike kanë Maqedoninë dhe Kosovë, se në Shqipëri nuk kanë cfarë kërkojnë. Për momentin jemi në rrezik shumë të madh. Nuk i shfajësoj partitë shqiptare që janë në pushtet, BDI ka brenda korrupsion dhe nepotizëm, por ka diçka më të trishtueshme se kjo, kur kapet opozita, që është një rrezik shumë i madh. Mendoj se këtë betejë do ta kalojmë. Nuk presoj që të gjithë të bëhemi bashkë, preferoj dy forca, një në qeverisje dhe tjera në opozitë.

/db/Abcnews.al