Deputetja i “përvishet” ministres: Diagnoza s’del e saktë, spitali i Korçës me mjekë pensionistë “në dorë” të COVID

schedule11:41 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:41 - 8 Nëntor, 2021

Deputetja e PD Sorina Koti ka ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me spitalin e Korçës gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas saj kushtet në spitalin e Korçës nuk janë aspak të mira, këtu përmendi mungesën e autoambulancave, mungesën e kushteve në repartin COVID, cilësinë jo të mirë të bërjes së analiza etj.

Sorina Koti: Unë jetoj midis Korçës dhe Tiranës, por dua të pyes se çfarë ka ndodhur me spitalin e Korçës sepse se dëgjova në asnjë pikë të buxhetit te permendet. Urgjenca e Korçës ka vetëm 2 autoambulanca dhe te reparti COVID punojnë në kushte jashtë normales për të mbrojtur veten e tyre dhe pacientët dhe nëse mjekët e spitalet rajonale a e kanë marrë bonusin sepse në dijeninë tonë është marrë ky bonus vetëm nga mjekë që kanë qenë në vijnë e parë të COVID  vetëm në Tiranë duke ditur që pjesa më e madhe e pacientëve që janë kuruar në spitale rajonale janë përballur me mjekët që janë atje me infrastrukturë jo si në Tiranë duke paguar për maska dhe dorashka nga xhepi i tyre.

Spitali i Korçës vuan për investime në infrastrukturë në pajisje, për mjekë sepse pjesa më e madhe janë në pension. Investimi në imazheri, cilësia shumë për të dëshiruar, pasi edhe për një apandesit pacientët vijnë në Tiranë. Do mos vazhdoj me cilësinë e bërjes së analizave që diagnoza nuk del e saktë dhe duhet të çekohet për të dytën ose tretën herë. Mos harroni se situata në spitale rajonale nuk është si në Tiranë. Mjekët mungojnë nëpër qendra shëndetësore. Banorët duhet të bëjnë kilometra të tërë për të bërë një matje tensioni.  Ju keni parashikuar një ulje të fondeve për shëndetin parësor.

Manastirliu: Buxheti i Shëndetësisë rritet me 7 miliardë lekë dhe adreson sfidat që ka sektori. Sa i përket spitaleve rajonale, ajo që do financojë buxheti janë shërbimet esenciale duke filluar nga shërbimet e laboratorit që janë për diagnostikën. Sigurojmë që çdo analizë e kryer në çdo spital është një analizë me standarde dhe të certifikuara në të gjitha standardet europiane. Spitali i Korçës ka pasur vëmendje të posaçëm por është investuar në laborator të certifikuar, me rezonancë magnetike që s’ka qenë në spitalin e Korçës dhe duhej të shkonin qytetarët në spitalin e Elbasanit. Rezonanca magnetike është investimi që kemi bërë në spitalin e Korçës, nga ana tjetër urgjenca. 2021 do shtojë një shërbim të ri në spitalin e Korçës që është paketa e kataraktës, është duke u investuar dhe po përmbyllet një investim i  rëndësishëm në mënyrë që të moshuarit që vijnë në Tiranë për këtë ndërhyrje ta kryejnë atje, duke ulur shpenzimet nga xhepi dhe duke marrë shërbime afër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!