Po shkëlqen me Tiranën, mesfushori merr ftesë nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut

schedule11:36 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:36 - 8 Nëntor, 2021

Lojtari i Tiranës Ennur Totre, është një nga mesfushorët që po shkëlqen  me kryeqytetasit.

Paraqitja e mirë e tij ka rënë në sy edhe të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, e cila i ka dërguar ftesë për ndeshjet e nëntorit.

Mungesa e disa lojtarëve të dëmtuar ka bërë që trajneri Blagoja Milevski, të rishikojë listën e të grumbulluarve duke i dhënë një mundësi ylli të Tiranës.

Maqedonia e Veriut do të përballet me 11 nëntor me Armeninë dhe 14 me Islandën, ndeshje këto të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës.

25-vjeçari është aktivizuar vetëm një herë më kombëtaren maqedonase, teksa kujtojmë se më parë ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë por pa mundur të debutojë më fanellën kuq e zi.

Nga skuadra e Tiranës veç Totres janë grumbulluar për ndeshjet e Kombëtareve edhe Hoxhallari për Shqipërinë dhe Bekaj për Kosovën. /f.a/abcnews.al