Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal në vendin e quajtur Otllak. Një makinë tip “Volkswagen Toureag” i drejtuar nga Agur Pajo, me targa AA 030 e cila po parakalonte me shpejtësi është përplasur me një automjet me targa greke, HJK 1373.
Për pasojë mjeti me targa greke është përplasur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer në anë të rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse kanë marrë plagë të rënda në trup.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë të tjerë që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të saj. /Abcnews.al