Kanë përfunduar në barazim 45 minutat e para të derbit të Italisë mes Milanit dhe Interit e cila po luhet në “San Siro”.
Fillimisht kaë qenë “zikaltërit” që zhbllokuan rezultatin me Calhanoglu në minutën e 11, me turkun që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Vetëm 6 minuta më vonë, një top i krosuar nga Tonali nga goditja stadarte kthehet në gol nga Tomori i cili ndihmohet edhe nga një devijim i De Vrij.
Miqtë do të kishin shansin e artë për tu rikthyer në avantazh në minutën e 27, por këtë herë Martinez tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë me Tatarusanun që padyshim ka meritat e tij.
Shikoni KËTU golin e Calhanoglu dhe KËTU golin e Tomorit. r.t/abcnews.al


