Vllaznia do të përballet ditën e nesërme me Egnatian, për të mbyllur kështu javën e tetë të “Abissnet Superiore”.
Një takim interesant do jetë ky për dy skuadrat, me shkodranët që nuk fitojnë në dy ndeshjet e fundit, dhe për ta misioni fitore vlen shumë, për të ngushtuar distancën me Tiranën kryesuese.
Në konferencën për shtyp para këtij takimi, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric, ka theksuar se skuadra duhet të reagojë në kohën e duhur për të arritur fitoren.
“Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. I marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë.
Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë përtej limiteve, dhe çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme.
Mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër.
Këtu te Vllaznia asnjë nuk është i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabël në mbrojtje dhe të luftojmë çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar.
Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egnatias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë.
Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqendruar aty”, deklaroi Brdaric. /f.a/abcnews.al