Filmi shqiptar, “Zgjoi” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër botë. Pas premierës që pati në Neë York, projekti me regji të Blerta Bashollit ka marrë një tjetër çmim në Gjermani.
Filmi është shpërblyer me çmimin “Die Tilda” për ‘filmin më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmit në një postim të shpërndarë në Facebook.
Edicioni i 35-të i “Braunschweig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid, ku filmat u shfaqën në kinema dhe online.
Në kategorinë “Neë International Cinema” bashkë me “Zgjoin” ishin kandidat edhe 19 filma të tjerë./abcnews.al