Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ishte protagonisti kryesore në fitoren e skuadrës së Konyasporit.
31-vjeçari shqiptar është rikthyer tek golat pas një mungese të gjatë. Sulmuesi kavajas arriti të realizonte golin e parë në 25’ të takimit, duke ndëshkuar Goztepe. Shiko golin këtu
Ndërsa goli i dytë për kavajasin erdhi në minutën e 72 të ndeshjes që arriti të mposhte i vetëm kundërshtarin, duke i dhuruar në këtë mënyrë Konyasporit 3 pikë. Shiko golin këtu
Me këtë fitore Konyaspori arrin në kuotën e 23 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë në kampionatin turk. /f.a/abcnews.al