Fati i keq çon pas hekurave dy bastexhinj në Durrës

schedule11:41 - 7 Nëntor, 2021

schedule 11:41 - 7 Nëntor, 2021

Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen se nëpërmjet aparateve të tyre celularë, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara.

Të arrestuarit në lagjen nr. 17 në Durrës janë O. P. 47 vjeç dhe R. D. 24 vjeç si dhe u proceduan penalisht: Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Po sipas policisë ata janë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al