Me një foto krah nipit të tij, regjisori i njohur Pirro Milkani ka përcjellë një mesazh për vaksinimin e qytetarëve.
Ai shprehet se në mbarë botën ka të rinj të sëmurë rëndë me COVID që nuk janë vaksinuar. Milkani nënvizon se shpëtimi vjen nga vaksinimi duke theksuar se jeta është më e bukur kur pozohet krah nipave dhe mbesave.
“100 vjet më parë gripi spanjoll ishte një katastrofë humane. COVID-19 është po aq i rrezikshëm por falë vaksinimit ka 20 herë më pak humbje jete. Lufta ende nuk ka mbaruar.
Në mbarë botën sot në spitale ka pacientë edhe të moshave të reja. Shumica e tyre janë të pavaksinuar. Jeta jonë është e bukur kur pozojmë përbri nipave dhe mbesave tona. Shpëtimi ynë vjen nga vaksinimi”, thuhet në mesazhin e Pirro Milkanit. m.v/Abcnews.al