Shpërdoroi avantazhin e trefishtë, Barcelona vendos një rekord të zi në ndeshjen kundër Celtas

schedule19:03 - 6 Nëntor, 2021

schedule 19:03 - 6 Nëntor, 2021

Barcelona nuk ia doli të merrtë 3 pikët në javën e 12 të La Liga-s kundër Celta Vigos në ndeshjen e cila u zhvillua në ”Balaidos”.

Edhe pse ekipi katalanas e mbylli pjesën e parë me avantazhin e trefishtë falë golave të Fati, Busquets dhe Depay, Celta barazoi në të dytën me dy gola të Aspas dhe Nolitos.

Me këtë barazim befasues, Barcelona ka regjistruar një rekord negativ, i cili për herë të fundit kishte ndodhur  para 23 viteve.

“FC Barcelona kanë dështuar të fitojnë një ndeshje të La Liga-s të pasi kanë udhëhequr me trE gola diferencë, për herë të parë që nga janari 1998, kur humbën kundër Valencias në Camp Nou (3-4) me dygolëshin e Claudio López,” raporton OptaJose.

Barcelona është duke kaluar një krizë rezultatesh në La Liga pasi momentalisht rendidet në vendin e 9 me 17 pikë të grumbulluara. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!