Del në shitje në Nju Jork “Chrysler Building”

schedule16:25 - 11 Janar, 2019

schedule 16:25 - 11 Janar, 2019

Chrysler Building, qiellgërvishtësja simbol i Nju Jork është nxjerrë në shitje. Në oferët nuk përmendet asnjë cmim fillestar, ndërkohë që pronarët kanë mbajtur vetëm 10 për qind të aksioneve

Ka dalë në shitje “Chrysler Building”, qiellgërvishtësja simbol i Nju Jork. Një nga ndërtesat më të bukura, 77 kate për një gjatësi prej 319 metrash, u nxor në shitje nga pronarët, fondi i investimit i Emirateve të Bashkuara Arabe “Mubadala” dhe grupin e pronave të paluajtshme “Tishman Spajer”.

E konsideruar si një kryevepër, “Chrysler Building” u ble në vitin 2008 nga Mubadala, duke paguar 800 milionë dollarë për 90 për qind të aksioneve. Tishman Spajer,që në vitin 1997 kishte blerë të gjitha aksionet për 250 milion dollarë, tashmë ka mbajtur vetëm 10 për qind. Në ofertë nuk është saktësuar asnjë çmim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!