“Transformo karrierën tënde”. Ftesa vjen nga Akademia e Kodimit dhe Epitech, të cilët përgatisin specialistët për teknologjinë e informacionit të gatshme për tregun ndërkombëtar të punës.
Nuk jeni i kënaqur me punën tuaj dhe dëshironi të ndërroni drejtim? Akademia e Kodimit nga Epitech ju ofron mundësinë të nisni informatikën nga zero, të përgatiteni për specialist IT, dhe të siguroni një të ardhme të suksesshme ndërkombëtare.
Për t’u bërë pjesë e këtij kursi duhet të keni një diplomë të nivelit bachelor, tre vite eksperiencë pune dhe të kaloni testin e posaçëm.
Aplikimet janë çelur në faqen online të Epitech, por nëse dëshironi të bëheni pjesë e Akademisë së Kodimit duhet të nxitoni. Në kursin e parë pranohen vetëm 30 persona.
Kurset do të zhvillohen në tre seanca. E para nis në shkurt dhe përfundon në qershor, e dyta fillon në qershor dhe zgjat deri në tetor dhe e treta është programuar nga tetori në Janar.
Çertifikata e Akademisë së Kodimit njihet nga qeveria franceze dhe biznesi në të gjithë Europën. /abcnews.al


