Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohej për vrasjen e arkitektit italian, fotot me të dashurën shpëtojnë 26-vjeçarin shqiptar

schedule12:23 - 6 Nëntor, 2021

schedule 12:23 - 6 Nëntor, 2021

Kanë marrë një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura. Mediat italaine raportojnë se një prej shqiptarëve të arrestuar për ngjarjen është liruar nga burgu.

Avokati i Flaogert Sylës, 26 vjeç, Fabio Della Corte ka arritur të provojë që në momentin e ngjarjes, ndodhej në shtëpi së bashku me të dashurën, në një banesë në qendër të Valle di Maddaloni.

Të riun shqiptar e kanë shpëtuar disa foto që janë shkrepur nga celulari disa momente para krimit.

Në total për ngjarjen e rëndë u ndaluan tre shqiptarë. Ata kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e arkitektit, i cili u mundua që të kapte në befasi 3 hajdutët. Por fatkeqësisht një prej tyre e qëlloi me armë dhe 49-vjeçari nga Torino ndërroi jetë në sy të gruas dhe djalit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!