Të paktën tetë persona janë vrarë dhe shumë u plagosën në një përplasje gjatë natës së hapjes së festivalit muzikor Astroworld të premten në Hjuston, Teksas thanë zyrtarët.
Shefi i Zjarrfikësve të Houston, Samuel Peña konfirmoi shifrat e viktimave në një konferencë shtypi herët në mëngjes jashtë NRG Park.
Ngjarja ndodhi rreth orës 9 ose 21:15 kur turma filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës, tha filiali i CBS News KHOU 11 News Houston.
Departamenti i zjarrfikësve transportoi 17 persona në spitale, tha kanali, duke shtuar se 11 prej të transportuarve kishin pësuar arrest kardiak.
Koncerti ku mori pjesë edhe këngëtari i famshëm Travis Scott mblodhi rreth 50 mijë njerëz. g.v/abcnews.al