“Audi” përplaset me “Volkswagen”-in në Tapizë, ndërron jetë pasagjerja, ishte në makinë me të shoqin

schedule00:00 - 6 Nëntor, 2021

schedule 00:00 - 6 Nëntor, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.

Për pasojë ka ndërruar jetë Xhume Çangu, e cila po udhëtonte si pasagjere në një prej makinave të përfshira në aksident që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

“Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç..

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç., Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al