Granit Xhaka momentalisht është i dëmtuar, duke munguar kështu në disa ndeshje për skuadrën e Arsenalit.
Dëmtimi në ligamentin e gjurit do e mbajë lojtarin gjatë larg fushës së blertë.
Klubi i Arsenalit ka bërë me dije se kur do të mund të kthehet mesfushori shqiptarë, që aktivizohet për Kombëtaren e Zvicrës.
Sipas asaj që bëjnë me dije “The Gunners”, mesfushori ka humbur kështu të gjitha ndeshjet e këtij viti, dhe pritet të kthehet vetëm në vitin 2022.
“Granit Xhaka ka të lënduar gjurin e djathtë, por është duke bërë përparim të mirë në fazat fillestare të shërimit. Xhaka vuan nga një lëndim i ligamentit medial të gjurit të pësuar më 26 shtator. Synimi aktual është që Graniti të rikthehet në stërvitje të plota në fillim të vitit të ri”,-ka njoftuar klubi i Arsenal në fazën zyrtare. /f.a/abcnews.al