30 Qershori i ligjshëm, Balla: Vendimi i Kushtetues i duhuri, askush mbi sovranin

schedule12:42 - 5 Nëntor, 2021

schedule 12:42 - 5 Nëntor, 2021

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që shpalli si të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Balla theksoi se vendimi ishte i drejtë dhe konsolidoi bindjen se askush nuk del mbi popullin.

“Unë dua të them që vendin i Gjykatës Kushtetuese ishte i drejtë, i mirëpritu,  i cili konsolidoi një bindje të të gjithëve se mbi sovranin nuk mund të dalë askush. Vendimi ishte i duhuri, që konsolidoi rendin dhe vlerat demokratike në Shqipëri ku mbi të gjithë është sovrani popull që vendos. Çdo përpjekje për ti hequr popullit të drejtën e vendimarrjes…asnjë palë nuk mund të pengojë zhvillimin ne zgjedhjeve. Shpreh vlerësimin maksimal tonin për konsulencën që Shqipëria merr nga komisioni i Venecias. Sa herë që Venecia jep një opinion,” tha Balla. g.v/abcnews.al