Reduktimi i efektivitetit të vaksinave Pfizer, Moderna dhe J&J, të dhënat e fundit

schedule11:26 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:26 - 5 Nëntor, 2021

Sipas hulumtimeve të reja në SHBA, ndonëse vaksinimi mbetet efektiv kundër infektimit me koronavirus dhe aq më tepër kundër simptomave më të rënda dhe vdekjes në fakt mbrojtja nga varianti Delta është më e pakët, veçanërisht e vaksinës Johnson&Johnson.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Arthur Wallace i Qendrës Mjekësore të Veteranëve dhe Universiteti i Kalifornisë, San Francisko dhe Dr. Barbara Cohn e Institutit të Shëndetit Publik të SHBA-së, publikuan gjetjet e tyre në revistën Science.

Sipas studimit, mbrojtja mesatare e vaksinave mRNA (Pfizer / BioNTech dhe Moderna) kundër koronavirusit u ul nga 88% në 48%. Reduktimi i mbrojtjes kundër infeksionit ishte më më i dukshëm te vaksina Johnson & Johnson (nga 86.4% në mars në vetëm 13.1% në shtator), ndërsa për Pfizer mbrojtja ra nga 86.9% në 43.3% dhe nga 89.2% në 58. % për atë të Modernës.

Studimi është i pari që tregon, reduktimin e mbrojtjes kundër infeksionit nga vaksina J&J me një dozë të vetme, krahasuar me mRNA-të me dy doza. Nga ana tjetër, të treja vaksinat (veçanërisht ato me dy doza) vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të lartë ndaj simptomave të rënda dhe rrezikut të vdekjes, veçanërisht te personat deri në 65 vjeç dhe mbi 65 vjeç, raportona abcnews.al

Krahasuar me personat që nuk janë të vaksinuar, ata që janë vaksinuar janë më pak të rrezikuar nga vdekja. Pfizer ishte 84.3% efektive ndaj rrezikut të vdekjes, Moderna 81.5% dhe Johnson&Johnson 73%.

Për personat mbi 65 vjeç, respektivisht, efikasiteti kundër vdekjes ishte 71.6% për të tre vaksinat, ndërsa për secilën vaksinë ishte 75.5% për Moderna, 70.1% për Pfizer / BioNTech dhe 52, 2% për J&J.

Prandaj, bazuar në përqindjet e mësipërme, vaksina Pfizer/BioNTech është më efektive tek personat deri në 65 vjeç, ndërsa Moderna është më efektive për personat mbi 65 vjeç. Në të gjitha grupmoshat, vaksina J&J duket se ofron mbrojtje më të ulët se dy vaksinat mRNA.

“Gjetjet tona konfirmojnë  se vaksinat Covid-19 mbeten mjeti më i rëndësishëm në parandalimin e infeksionit dhe vdekjes nga Covid-19”, thanë studiuesit. “Por ato duhet të shoqërohen me masa shtesë si për të vaksinuarit ashtu edhe për të pavaksinuarit, si përdorimi i maskës, larja e duarve dhe mbajtja e distancës.

Studimi u siguron studiuesve, politikëbërësve dhe sigurisht shkencëtarëve një bazë të fortë për të marrë vendime të sakta në lidhje me vaksinimet, dozat përforcuese dhe masa të tjera mbrojtëse, si përdorimi i maskave.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë rekomanduar gjithashtu kombinimin e vaksinave, duke i lejuar një personi të zgjedhë njërën nga tre vaksinat për dozën përforcuese, pavarësisht se cilën vaksine ka marrë fillimisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!