Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka shprehur qëndrimin kundër Eurobondit. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku tha se qeveria po kërkon 200 milionë euro të tjera borxh.
Deklarata e Jorida Tabakut:
Ne kemi një rend dite për të cilën jemi njoftuar. Dhe nuk ka asnjë pikë të dytë në rendin e ditës. Kemi rënë dakord bashkërisht për një kalendar dhe sot është i ftuar Kuvernatori i Bankës së Shqipërisë për të diskutuar mbi opinionin e tij për buxhetin e vitit 2022.
Akti normativ që ju sapo përmendët i cili është për disa ndryshime për buxhetin e vitit 2021 të ndryshuar dhe në mënyrë specifike lidhet me shtesën për Eurobondin nga 500 milion euro në 700 milion euro. Për ne së pari është mungesë profesionalizmi. Është një shkelje e rregullores së Parlamentit dhe është një mungesë serioziteti nga ana e Ministrisë së Financave.
Kur u diskutua këtu Eurobondi, në mënyrë specifike e pyetëm këtu Ministren e Financave se sa do të jetë vlera e Eurobondit.
Nga 500 deri në 700 është lojë kungulleshkash i thamë. Kanë përdorur pikërisht këto fjalë. Nga 500 deri në 700 ne nuk kemi miratuar ndonjëherë dokument. Nuk kam parë ndonjëherë përfaqësues të qeverisë shqiptare, që të vijnë dhe të thonë, do kemi Eurobond, nga kjo vlerë deri në këtë vlerë. Përcaktojeni. U përcaktua dhe miratuam një dokument. E miratoi Kuvendi, kaluam një Eurobond. Para tre ditësh e pyeta Ministren e Financave, sa është vlera e mbështetjes për sektorin e energjisë? Ministrja e Financave më tha, kemi miratuar 80 milionë euro. I thash se Kryeministri është angazhuar për 200 milion euro kredi sovrane. Ku e ke? Është i mjaftueshëm më tha, dhe po citoj fjalët e ministres. Është i mjaftueshëm dhe specialistët e sektorit kanë bërë një analizë, tha ministrja, dhe nuk duhet më shumë se kaq.
Sot pas dy ditësh na sjellin këtë dokument. Është mungesë serioziteti, mungesë profesionalizmi dhe arrogancë jashtëzakonisht e tepruar. Nuk mund të vijë një përfaqësues i shtetit këtu dhe të thotë të pavërteta përfaqëasuesve të zgjedhur me votë.
Shalsi që kjo të diskutohet tani. Duhet ta lexojmë të gjithë, të përgatitemi, të shikojmë impaktin që kjo do të ketë. Të shohim përse përfaqësuesit e shtetit shqiptar erdhën këtu për një javë me rradhë dhe nuk treguan të vërtetën dhe pastaj të diskutonim me zv/kryetarin e Komisionit se kur kjo mund të përfshihet në axhendë.
Sot nuk e përfshijmë dot në axhendë. Sipas rregullores duhej të ishim njoftuar 48 orë përpara, për përfshirjen e saj në axhendë dhe ne duhej të ishim përgatitur për ta diskutuar atë.