Temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për sot

schedule07:19 - 5 Nëntor, 2021

schedule 07:19 - 5 Nëntor, 2021

Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta barike do të sjellin mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin tonë, gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që zonat Jugore dhe Qëndrore të jenë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave konvektive duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në veri dhe veriperëndim.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por nje renie te lehte do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, mbetet nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të sjell në Kosovë dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit. POR pritet që në pjesën e dytë të ditës herë pas here të kemi shfaqje të vranësirave kalimtare nëpër të gjithë territorin KU në zonat perëndimore nuk do të mungojnë as shirat e izoluar. Mbrëmja ri-kthen mbizotërimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të jetë në ndikimin e vlerave të larta barike, të cilat do të bëjnë që orët e para të ditës të jenë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zona të izoluara. POR në vijim parashikohet që vranësirat të theksohen përkohësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!