Mediat italiane “elozhe” sulmuesit shqiptar, Juventus në gjurmët e tij

schedule22:46 - 4 Nëntor, 2021

schedule 22:46 - 4 Nëntor, 2021

“La Gazzeta Dello Sport”, i ka kushtuar një speciale futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Giacomo Vrioni. 23-vjeçari ka arritur të marrë vëmendjen kryesore në Austri, ku në 11 ndeshje të luajtura me skuadrën e tij Svarovski, ka shënuar 7 gola. Madje sulmuesi ka arritur të dërgojë topin në fundin e rrjetës 3 herë në 3 ndeshjet e fundit.

Për këtë paraqitje të Vrionit “La Gazetta Dello Sport”, i ka thurur “elozhe”, për përshtatjen e lojtarit më një qytet të vogël në Austri ku po arrin të tregojë të gjithë aftësitë e tij.

“Ai debutoi mes profesionistëve me Venecian në vitin 2018 dhe me fanellën e Juventusit në Serinë A. Dy vjet më vonë kundër Romës kur në stol ishte Sarri. Bardhezinjtë e kanë mbajtur në zotërim kartonin e tij, duke e dërguar në huazim. Megjithatë, sytë janë gjithmonë tek ai, ata e studiojnë nga larg dhe e ndjekin ecurinë e djaloshit. “Vrioni për të pushtuar Austrinë, Svarovski Tirol udhëhiqet nga… një xhevahir italo-shqiptar”, shkruan ‘La Gazetta dello Sport’. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!