Dinamo zhvilloi ditën e mërkurë ndeshjen me Tiranën në “Air Albania”, ku arriti të mposhtë “bardh e blutë” me rezultatin 2-0.
Një fitore në derbi që i jep më shumë qetësi Dinamos për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës përsëri me Tiranën, por këtë herë në kampionat.
Në këtë ndeshje shënuan Ibrahimi me penallti dhe Skuka duke i dhënë kështu fitoren Dinamos. Siç duket kjo ndeshje ka lënë me “pasoja” blutë e kryeqytetit.
Dy lojtarë janë dëmtuar gjatë këtij takimi ku u detyruan të dilnin nga fusha e lojës të dëmtuar. Portieri Romeo Haziraj dhe mesfushori Rimal Haxhiu, janë dy titullarët që rrezikojnë të mungojnë në derbin kundër Tiranës në kampionat, që do të zhvillohet ditën e shtunë, në stadiumin “Air Albania”. /f.a/abcnews.al

