Kushtetuesja e rrëzoi, zbulohet lëvizja e PD-së për zgjedhjet e 30 Qershorit

schedule16:35 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:35 - 4 Nëntor, 2021

Sot Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e opozitës duke njohur të ligjshëm procesin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilin PD-LSI e bojkotuan dy vite më parë. Por cili është skenari i opozitës tashmë që padia e bërë nga Shoqata e Bashkive që drejtohet nga Voltana Ademi u rrëzua?

Lëvizjen e zbuloi vetë Ademi dy net më parë e ftuar në studion e “Radarit Informativ” në ABC. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës paralajmëroi se nëse Gjykata Kushtetuese nuk i shpall ilegjitime zgjedhjet do ta çojnë çështjen në Strasburg.

Ne pretendojmë që ky proces ka qenë ilegjitim. Gjykata nëse do marrë një vendim, do marrë një vendim të qartë. Nëse s’jemi të kënaqur me vendimin do shkojmë në Strasburg. Nëse Kushtetuesja s’e merr fare në konsideratë të marrë një vendim në këtë rast bëhet e vështirë për të shkuar në Strasburg.

Kur e kam bërë kërkesën kam shpresuar të kishim një gjykatë funksionale”, tha Ademi (lexo ketu)./ db/Abcnews.al