“Ballkani i Hapur”, Vuçiç krah Ramës dhe Dimitrov: Biznesmenët janë dakord me këtë nismë

schedule11:57 - 4 Nëntor, 2021

schedule 11:57 - 4 Nëntor, 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, zbardhi detaje nga diskutimet.

Vuçiç tha se patën një takim me sipërmarrës nga vendet e tyre përkatëse dhe se këta të fundit kanë shprehur dakordësinë për këtë nismë. Sipas presidentit serb kjo iniciativë nuk po bëhet për të, Ramën apo Dimitrov, por për të mirën e qytetarëve.

“Jam i lumtur të prisja miqtë tanë. Do përpiqem të flas pak dhe me terma konkretë. Jam i sigurt që ata do të flasin edhe për dokumente. Patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e bizneseve të tre vendeve tona. Pamë që njerëzit nga biznesi janë në favor. Por dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht por ramë dakord për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. U hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat. Ramë dakord që të ngrinim Këshillin e Zbatimit. Do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse doganore.

Folëm për qarkullimin e lirë të mallrave. Puna jonë është të shohim se ku aktualisht kemi pasur gjëra që janë përjashtuar në terren. Morëm pohime nga sipërmarrësit.

Ramë dakord edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm që njerëzit tanë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po hyn në gjëra politike, por po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë,” tha ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!