Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë vëë në pranga një 34-vjeçar që ka plagosur një person me armë zjarri.
Njoftohet se për shtetasin me iniciale E.S., Gjykata Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
34-vjeçari më 14 prill, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri shtetasin me iniciale SH.S. /abcews.al/